Opsioni ‘nëse s’do, mos i merr 100 eurot’, Rukiqi: Ky Hekuran Murati nuk e ka problemin e rrymës
Një opsion i tipit “nëse s’i do 100 eurot, mos i merr” i lansuar nga Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka ngjallur kritika të mëdha në vend – kur vendi po përballet me ndalje të ashpra të energjisë elektrike me qytete të tëra të mbetura në terr e lokale duke funksionuar me gjeneratorë.
Zyrtari i Lidhjes Demokratiek të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, duke shkruar se ky, Hekuran Murati, nuk ke ka as problemin e rrymës: “S’i pengojnë as ndërprerjet as faturat”.
“Qe edhe një copëz e “luftës hibride” nga Minisrri i Financave. Ky problem të rrymës nuk ka: si pengojnë as ndërprerjet e as faturat”, shkroi Rukiqi.