Opozita në Shqipëri ka filluar negociatat për kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale
Lideri i PD-së, Sali Berisha, ka treguar se partia e tij ka filluar bisedimet me partitë tjera opozitare për zgjedhjen e kandidatëve të përbashkët në zgjedhjet lokale.
Ai ka thënë se për këtë çështje është i hapur me të gjitha subjektet politike.
I pari i PD-së ka thënë se këtë proces nuk do të bashkëpunojë vetëm me ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.
“Nuk është vetëm ftesë, janë bërë takime dhe do bëhen takime, Paloka po merret intensivisht me këtë, por jo vetëm ai. Janë të hapura dyert e komunikimit, kërkesa ime publike është e fundit. Ne duhet të jemi të shpejtë për garën. Nuk shoh arsye që ata të mos bashkëpunojnë në proces, të gjithë mund të bashkëpunojnë, por vetëm një, është i izoluar ai e dini ju. Unë mund t’i them zotit Alibeaj që nuk është e përshtatshme të bëhet zëvendës i tij”, ka thënë Berisha, në një deklaratë për media.