Olluri: VV-ja pati premtuar që pasurinë e konfiskuar t’ua shpërndajë të varfërve, përfituesit e parë janë Sveçla dhe Peci - NACIONALE

Olluri: VV-ja pati premtuar që pasurinë e konfiskuar t’ua shpërndajë të varfërve, përfituesit e parë janë Sveçla dhe Peci

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Parim Olluri ka ironizuar me marrjen në shfrytëzim nga Qeveria të veturave të konfiskuara nga shteti.

Ai ka rikujtuar premtimin e VV-së që pasuria e konfiskuar do të shpërndahet për të varfëritë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Olluri ka shkruar se tre të “varfëritë” që kanë përfituar janë ministrat Xhelal Sveçla e Faton Peci si dhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, të cilat kanë marrë në shfrytëzim veturat e konfiskuar.

“Vetevendosje pati premtuar qe pasurine e konfiskuar te hajnave do t’ua shperndaje te varferve. Tre te varferit e pare qe perfituan nga konfiskimi jane personat ne vijim: Faton Peci- Vetura e Burdushit; Alban Hyseni-Vetura e Labinot Grudes se Thesarit; Xhelal Sveqla- Vetura e Burdushit. Presim qe gjate muajit te perfitojne edhe varfanjaket tjere te Qeverise Kurti”, ka shkruar Olluri.

Lajme të ngjashme