Olluri për videon e VV-së: Tash baca Martin ia jep një 100-she atij që e ka postu
Gazetari Parim Olluri ka reaguar pas videos së fundit të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, duke i goditur sërish opozitën, por edhe kryesindikalistin Rrahman Jasharaj.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Olluri e ka lidhur krejt këtë situatë, me skandalet që po raportohen nga mediat sllovene, e që kanë të bëjnë me ambasadorin Martin Berishaj.
“I lumi Martin Berishaj per juve. Ia kenaqet zemren babushit me keto postime.” – ka thënë ai.
Në fund, Olluri ka shkruar: “Tash Baca Martin si zemergjere qe eshte ia jep nje 100’she atij qe e ka postu kete shkrim e kete video.”
