Olluri për “lotët” e Baraliut: Dimal Basha e ka një deklaratë, “ti ki të drejtë me kanë budallë”
Tash e 28 vjet, analisti Bleron Baraliu, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe duket se është mërzitur, që aplikoi për pasaportë. Kjo ka shkaktuar reagime në rrjete sociale, duke përfshirë këtu edhe nga gazetari Parim Olluri.
Ky i fundit, e ka quajtur postimin e Baraliut “demagogjik”, dhe tha se deshi ta komentoi, por e ka lënë për dy arsye.
“E para: Shumicen e komenteve i kishte pase "Ani budall ani". Vleresova qe publiku e ka kuptu sakte veprimin e tij. S'kam nevoj me shtu asgje.” – ka shkruar ai.
Arsyeja tjetër, sipas Ollurit, është një deklaratë e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.
“E dyta: Mu kujtua nje deklarate e Dimal Bashes ne nje studio televizive, ku deputeti thoshte saktesisht keshtu "...ti ki drejt me kane budall.” – ka thënë gazetari.
Në fund, ai ka shkruar si vijon: “Duke marre shkas nga deklarata e deputetit te nderuar, vleresova se postimi i Baraliut eshte brenda te drejtes se tij.”
