Olluri për deklaratën e Osmanit: Do ta kisha duartrokitur, nëse Qeveria Kurti do ta kishte në kontroll veriun - NACIONALE

Olluri për deklaratën e Osmanit: Do ta kisha duartrokitur, nëse Qeveria Kurti do ta kishte në kontroll veriun

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Parim Olluri ka reaguar pas deklaratës së presidentes Vjosa Osmani në lidhje shkëmbimin e territoreve.

Olluri përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se deklarata e presidentes është patriotike, megjithatë, tregon se në çfarë rasti do ta kishte duartrokitur.

“Do ta kisha duartrokitur kete deklrate te presidentes Osmani nese Qeveria Kurti do ta kishte nen kontroll veriun e Kosoves.” – ka thënë ai.

Tutje, gazetari ka shkruar: “Ama tash problemi eshte qe edhe me dashte s’mundemi me tregtu diçka qe nuk e kemi nen kontroll.”

Postimi i plotë:

“Koha e tregtarëve të kufijve ka perënduar”

Deklrate e forte patriotike. S’ka fjale. Po duket si me dale nga goja e ndonje udheheqesi te UÇK’se.

Do ta kisha duartrokitur kete deklrate te presidentes Osmani nese Qeveria Kurti do ta kishte nen kontroll veriun e Kosoves.

Ama tash problemi eshte qe edhe me dashte s’mundemi me tregtu diçka qe nuk e kemi nen kontroll.

Mundemi me tregtu Vushtrrine, per shembull. Kemi kontroll te plote aty si shtet.

Lajme të ngjashme