Olluri: Pas takimit me Lajçakun, Kurti duket i lodhur e me kurriz të thyer
Gazetari Parim Olluri ka ironizuar me pamjen e kryeministrit Albin Kurti.
Ai ka bërë me dije se pas takimit që kishte mbrëmë me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, Kurti duket i lodhur.
Derisa ka shpërndarë një foto të gazetës Nacionale në profilin e tij në “Facebook”, Olluri ka shkruar se Kurti duke me kurriz të thyer.
“Publikohen pamjet e para te “Luanit te Shqiptarise” pas nates se dakordimit per Zajednicen. Ja si duket ai: I lodhur, me kurriz te thyer dhe me mimika te çuditshme. Plus nen shoqerine e Martin Berishajt, personit qe per momentin eshte me i famshmi ne Ballkan per hajni", ka shkruar Olluri.