Olluri pas deklaratës së Haxhiut: Dorëzohuni sa nuk është vonë
Parim Olluri, analist e gazetar, ka shkruar një status në lidhje me deklaratën e ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila në një seancë në gjykatë, e cila u mbajt për shkak të akuzës për hedhjen e gazit lotësjellës në Kuvendin e Kosovës, ajo i tha prokurorit të rastit të dorëzohet sa nuk është vonë.
Olluri përmes këtij statusi ironizon duke përmendur dhe rastin e punësimit të bashkëshortes së frizerit Armend Gashi, pronar i “Vogue Hair”, i cili së fundmi i bëri reklame biznesit me fotografinë e ministres Albulena Haxhiu dhe që u punësua në Ministrinë e Drejtësisë.
“Nese s’kane fakte me i rrezu ne Vetting prokuroret e gjyqtaret e padeshiruar, kane me ia lane ne dore ketij frizerit te Vogue”, shkruan Olluri.
Postimi i plotë: