Olluri: Mos e dëgjoni Kurtin rreth marshit për drejtësi, të gjithë duhet të jemi në shesh të dielën
Gazetari Parim Olluri ka reaguar ndaj kryeministrin Albin Kurti, i cili ka thënë mbrëmë ka thënë se nuk ka dëgjuar për marshin për drejtësi.
Në profilin e tij në “Facebook”, Olluri ka bërë thirrje që të mos dëgjohet Kurti, por të dilet në këtë marrë, i cili është solidarizim me ish-krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë.
“Mos e ngoni kryeministrin kur thote “nuk paskam degju per kete iniciative”. Nuk ka njeri ne Kosove qe nuk ka degju per marshin. E kemi obligim moral qe ta marshojme ne mbrojte te UÇK’se. Hore bahemi nese nuk dalim. Nje prezence fizike ne sheshe, te dielen ne ora 14:00. Kjo eshte me pakta qe mund ta bejme per UÇK’ne”, ka shkruar Olluri.