Olluri: Kurti s'po guxon nga Duda Balje me shkarku zëvendësministrin Almir Velijin - NACIONALE

Olluri: Kurti s'po guxon nga Duda Balje me shkarku zëvendësministrin Almir Velijin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Parim Olluri ka thënë Kryeministri Albin Kurti nuk po guxon ta shkarkoj zëvendësministrin Almir Veliji, i cili dyshohet për ryshfet.

Sipas Olluri Kurti nuk po guxon nga Duda Balje, sepse kjo e fundit nuk i voton pastaj projektligjet në parlament.

Kurti s’po guxon me shkarku zëvendësministrin Almir Veliji, i kapur ne flagrance duke kërkuar ryshfet. Po tutet prej Duda Baljes. Se nuk ia voton tani projektligjet ne parlament. E pritshme kjo nga Kurti. Edhe pse në fushate pati dhënë fjalë të mëdhaja kundër korrupsionit. Kam me luftu edhe mafinë, thojke. Na pati kënaq llaf.” – ka përfunduar Olluri.

Lajme të ngjashme