Olluri ironizon më PDK-në, thotë se po bën opozitarizëm të sertë
Gazetari Parim Olluri ka komentuar protestën e aktivistit të PDK-së, Trim Syla, i cili që disa javë po i shpreh pakënaqësitë ndaj ambasadorit Martin Berishaj.
Në profilin e tij në “Facebook”, Olluri ka shkruar se aktivitetin e tij po e shpërndajnë shumë zyrtarë të lartë të PDK-së.
Këta të fundit, sipas tij, po ia shpërndajnë protestën e Sylës në rrjetet sociale nga kafenetë.
“Namin do ne PDK i ka pshtu qiky djali i ri me pankarta. Po rrine neper kafe edhe po ia bejne share ne FB ketij djalit. Opozitarizem i serte! S’ka fjale’, ka shkruar Olluri.