Olluri: I kënaqur me Qeverinë Kurti është veç një person, Martin Berishaj
Gazetari Parim Olluri ka thënë se ka ankesa në të gjitha anët për gjithçka rreth Qeverisë së Kosovës.
Olluri duke ironizuar ka thënë se i kënaqur me Qeverinë Kurti është vetëm Martin Berishaj.
“Ankesa në të gjitha anët. Për gjithçka. Po get i kënaqur me Qeverinë Kurti është veç një person. Martin Berishaj.” – ka shkruar ai.
Martin Berishaj është ambasador i Kosovës në Kroaci dhe i njëjti dyshohet se është i përfshirë në një skandal të madh financiar.
