Olluri: Bashkim Kombëtar me Erion Veliajn a, jo faleminderit
Rrugës që mban emrin ‘Ibrahim Rugova’ në Tiranë i është shkëputur një segment dhe i është vënë emri ‘Dëshmorët e 4 shkurtit’.
Për gjithë këtë është përkujdesur kryetari i Tiranës, Erjon Veliaj, cili s'do mend se ka pranuar kritika të shumta.
Së fundmi ka reaguar edhe analisti e gazetari, Parim Olluri, i cili ironizoi, duke thënë se refuzon një Bashkim Kombëtar me kreun e Tiranës.
“Bashkim Kombëtar me Erion Veliajn a? Jo, faleminderit!” – ka shkruar Olluri në Facebook.
