Ndalimi i dinarit, Oliver Varhelyi i Komisionit Evropian shpreh keqardhje për vendimin - NACIONALE

Ndalimi i dinarit, Oliver Varhelyi i Komisionit Evropian shpreh keqardhje për vendimin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ka shprehur keqardhje për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit serb.

me anë të një postimi në platformën X, Varhelyi shprehet se Komisioni Evropian shpreh keqardhje që ky vendim është miratuar pa konsultim paraprak.

Pikëpamja e Komisionit për rregulloren e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës e cila ishte caktuar të hynte në fuqi më 1 shkurt 2024: Komisioni shpreh keqardhje që ky vendim është miratuar pa konsultim paraprak duke pasur parasysh ndikimin që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës”, ka shkruar ai në X.

Lajme të ngjashme