Oliver Varhelyi: Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave - NACIONALE

Oliver Varhelyi: Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka rikonfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave.

Në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ku ka prezantuar raportet e progresit për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, ai ka thënë se propozimi për liberalizim të vizave është ende mbetet në pritje për t'u shqyrtuar nga Këshilli i BE-së.

Ai ka thënë se mbështet diskutimet e ripërtërira me një përditësim teknik të këtij vlerësimi.

“Sa i përket liberalizimit të vizave, komisioni qëndron prapa vlerësimit të korrikut të vitit 2018, se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet. Propozimi është ende në pritje në këshill dhe ne mbështesim diskutimet e ripërtërira me një përditësim teknik të këtij vlerësimi. Sa i përket dialogut Beograd-Prishtinë, ne kemi nevojë që Kosova të angazhohet në mënyrë konstruktive, ashtu siç ne kemi nevojë që Beogradi të bëjë të njëjtën gjë”, ka thënë Varhelyi.

“Kosova përjetoi stabilitet politik përgjatë gjithë vitit dhe autoritetet vazhduan të dëshmonin përkushtimin e tyre për rrugën evropiane. Ne e njohim që Kosova provoi të forconte demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe intensifikoi luftën e saj ndaj korrupsionit. Punë është bërë që të vendosen themelet për progres të qëndrueshëm në disa fusha, përfshirë edhe tranzicionin e gjelbër dhe energjetik dhe në inovacion. Në vitin e ardhshëm presim të shohim hapa më të shpejtë në agjendën evropiane." - vazhdoi më tej ai.

“Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane dhe mbetet prioritet për ne. Është në interesin strategjik të BE-së... që të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të futen sa më shpejt që është e mundur në Bashkimin Evropian." - u shpreh ai.

Lajme të ngjashme