OKB do të mbështesë misionin në centralin bërthamor të Zaporizhzhia
Kombet e Bashkuara janë konsultuar me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) dhe kanë vendosur se ajo ka "kapacitetet logjistike dhe të sigurisë në Ukrainë për të mbështetur çdo mision të IAEA në uzinën Zaporizhzhia nga Kievi, me kusht që Ukraina dhe Rusia të bien dakord", kështu ka deklaruar Rosemary DiCarlo, nënsekretari i Kombeve të Bashkuara për çështjet politike dhe të ndërtimit të paqes, në komentet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të martën.
DiCarlo tha gjithashtu se përgatitjet për misionin janë duke vazhduar dhe se “IAEA është në konsultime aktive me të gjitha palët në lidhje me përpjekjet e saj për të nisur një mision të tillë sa më shpejt të jetë e mundur.
Sipas DiCarlo, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres është takuar sot me ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të diskutuar në lidhje me integritetin fizik dhe sigurinë e centralit bërthamor.