OEK njofton për fitoren e betejës së parë kundër ZRrE-së, për dalje e detyrueshme në treg të lirë - NACIONALE

OEK njofton për fitoren e betejës së parë kundër ZRrE-së, për dalje e detyrueshme në treg të lirë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar se kanë fituar betjën e parë me ZRrE-në, pranë Gjykatës Komerciale.

Komercjalja ka pezulluar njoftmin e ZRrE-së për dalje në treg të lirë. Këtë njoftim e ka atakuar një kompani, dhe gjykata ka aprovuar masën e përkohshme.

E plotë:

Oda Ekonomike e Kosovës njofton se Gjykata Komerciale në Prishtinë ka marrë vendim për pezullimin e njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) lidhur me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Bazuar në këtë vendim, OEK i kërkon ZRrE-së që të pezullojë njoftimin për daljen në tregun e lirë të energjisë dhe të ndalojë çdo veprim që mund të ndikojë negativisht në funksionimin e bizneseve.

OEK fton ZRrE-për bashkëpunim të ngushtë për të hartuar së bashku një fazë tranzitore të drejtë dhe të zbatueshme, duke theksuar se OEK nuk është kundër daljes në tregun e lirë, por ka kërkuar vazhdimisht që ky proces të realizohet me një plan të qartë tranzicioni, që siguron stabilitet për bizneset dhe qytetarët e Kosovës.

Lajme të ngjashme