Oda Ekonomike propozon dy masa për uljen e çmimit të naftës - NACIONALE

Oda Ekonomike propozon dy masa për uljen e çmimit të naftës

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Oda Ekonomike e Kosovës ka propozuar dy masa për uljene çmimit të naftës.

E para është ulja e tatimit mbi akcizën për naftë, dhe ulje e TVSH-së.

Postimi:

Oda Ekonomike e Kosovës: Masa për të frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Duke parë rritjen e çmimeve të naftës në Evropë për shkak të zhvillimeve të fundit gjeopolitike, Oda Ekonomike e Kosovës kërkon ndërhyrje të menjëhershme fiskale për të mbrojtur bizneset dhe qytetarët.

Propozimet tona:

Ulja e tatimit mbi akcizën për derivatet e naftës

Lirim i përkohshëm ose ulje e normës së TVSH-së për derivatet e naftës

Këto masa do të ndihmonin në uljen e çmimeve, lehtësimin e barrës financiare dhe stabilizimin e tregut. Masa të ngjashme janë aplikuar tashmë në disa vende të BE-së dhe rajonit për të frenuar rritjen e çmimeve dhe për të mbrojtur qytetarët.

Oda Ekonomike e Kosovës është e gatshme të ofrojë ekspertizën e saj për hartimin e politikave fiskale që mbështesin zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin e tregut në vend.

Lajme të ngjashme