Oda Ekonomike e Kosovës do të zgjedhë sot kryetarin e ri, kandidojnë tre persona
Oda Ekonomike e Kosovës do ta zgjedhë kryetarin e ri dhe kryetari i fundit, Berat Rukiqi, tashmë ka njoftuar se nuk do të kandidojë për ta marrë përsëri timonin e OEK-ut.
Por, tre persona tjerë kanë shpallur kandidaturat e tyre.
Tashmë dihet se për vendin e të parit të OEK-ut kandidojnë Erëza Vela, Ruzhdi Kurtishaj dhe Lulzim Rafuna.
Zgjehdja e kryetarit të OEK-ut është pika e shtatë e rendit të ditës në Odën Ekonomike, ndërkohë që 11 pika do të diskutohen.
