O’Brien: Serbia t’i mbajë përgjegjës sulmuesit e Banjskës
James O'Brien, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, kërkoi nga shteti i Serbisë, t’i mbajë përgjegjës të përfshirët e sulmit të Banjskës në Kosovë.
O’Brien përmes një postimi në X, tha se mirëpret vizitat e Lajçakut në Prishtinë e Beograd, duke potencuar kërkesat për dy shtetet në dialog.
”Mirëpres vizitat e Miroslav Lajçakut tek Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq. Mbështetje e fortë e SHBA-së, për dialogun e lehtësua nga BE. E nevojshme zbatimi i plotë i marrëveshjeve duke përfshirë AKS. Zgjedhjet e reja lokale në veri të Kosovës duhet të ecin përpara, koordinim para zbatimit të rregulloreve të reja të monedhave. Republika e Serbisë duhet të mbajë përgjegjës ata që janë përfshirë në sulmin e Banjskës”, tha O’Brien.
Welcome @MiroslavLajcak’s visits with @albinkurti & @predsednikrs. Strong 🇺🇸 support for 🇪🇺-facilitated Dialogue. Need full implementation of agreements, including ASM. New local elections in 🇽🇰's north should go forward; coordination before implementing new currency regulations.…
— Assistant Secretary Jim O'Brien (@StateEUR) January 29, 2024