“O’Brien e zëvendëson Escobarin”, Zogiani i VV-së e heq lajmin e rremë pas raportimeve në media - NACIONALE

“O’Brien e zëvendëson Escobarin”, Zogiani i VV-së e heq lajmin e rremë pas raportimeve në media

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendësministri Avni Zogiani, gjatë të dielës, shpërndau një lajm të rremë, ndryshe i njohur si “fake-news’.

Zogiani pretendonte se O’brien e zëvendëson Gabriel Escobarin, në rolin e emisarit të ShBA-ve, në ballkanin perendimor.

“James C. O'Brien zevendeson Gabriel Escobarin!”- ka shkruar Zogiani.

Në fakt ky “lajm” është i pavërtetë, në dy dimensione. E para, James O’Brien, është propozuar për një pozitë tjetër. Ai pritet që ta marrë poziten e asistentit të sekretarit të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike. Pozitë kjo e cila deri para pak kohësh është mbajtur nga Karen Donfried.

E dyta, O’Brien në fakt, në momentin e postimit të Zogjanit, e të këtij artikulli, nuk e ka zëvendësuar askënd. Ai është ende si i propozuar, dhe pritet të miratohet në senat.

Kujtojmë, se Donfried, vitin e kaluar kishte vizituar Kosovën.

Zogiani, tashmë e ka fshirë lajmin. Anipse në profilin e tij në Facebook, ky lajm qëndroi për gati 20 orë.

Kontekst:

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka nominuar diplomatin e njohur amerikan, James O’Brien, për postin e asistentit të sekretarit të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.

Tash për tash, O’Brien shërben si drejtor i Zyrës për Bashkërendimin e Sanksioneve në Departamentin e Shtetit, pozitë që e mban nga viti 2022, thuhet në njoftimin e publikuar nga Shtëpia e Bardhë.

Në të kaluarën, ai ka shërbyer në dy administrata si emisar i posaçëm presidencial. O’Brien është vlerësuar me shumë çmime gjatë periudhës 1989 – 2001 dhe ka shërbyer edhe si këshilltar i lartë i ish-sekretares Madeleine Albright.

O’Brien ka udhëhequr një program të madh e të suksesshëm sanksionesh dhe ka këshilluar për një varg çështjes, përfshirë bisedimet e paqes në Evropë, marrëveshjet shkencore e mjedisore, tranzicionet pas-sovjetike të Rusisë dhe Ukrainës si dhe nismat për të hetuar e ndjekur penalisht persona përgjegjës për krime lufte, sipas Shtëpisë së Bardhë.

O’Brien kishte rol edhe gjatë menaxhimit të Marrëveshjes së Dejtonit për arritjen e paqes në Bosnjë e Hercegovinë.

Nga gushti i vitit 2015 deri në janarin e vitit 2017, O’Brien shërbeu si emisari i parë i posaçëm për çështje të pengjeve në administratën e ish-presidentit amerikan, Barack Obama.

Në tetorin e vitit 2021, O’Brien u nominua për të shërbyer si drejtor i Zyrës për Bashkërendimin e Sanksioneve në administratën e presidentit Biden, pozitë me rangun e ambasadorit. Më 6 prill 2022, nominimi i tij u konfirmua nga Senati i ShBA-së me 71 vota për e 26 kundër.

Lajme të ngjashme