Obiliq: Sulmohet seksualisht viktima grua, arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, kanë njoftuar se dje kanë arrestuar një person në Obiliq i cili u raportua për sulm seksual. Viktima grua, e raportoi sulmuesin, duke deklaruar se është sulmuar disa herë sekusalisht nga i njejti.
Pas arrestimit nga Policia, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbatjtje.
“Viktima kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar seksualisht disa herë nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raport.