Obiliq dhe Matiqan: Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë të dy burrave - NACIONALE

Obiliq dhe Matiqan: Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë të dy burrave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës po heton vdekjen e dy burrave në rajonin e Prishtinës.

Sipas policisë, një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në Obiliq.

Ndërsa, rasti tjëtër ka ndodhur në Matiqian, ku po ashtu një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Raportet e plota për këto dy raste:

HETIM MBI VDEKJEN

Rr. Adem Jashari, Obiliq 19.07.2023 – 00:20. Njësitë policore pas marrjes së informatës nga dëshmitarja, se viktima mashkull kosovar nuk është duke u përgjigjur në telefon, së bashku me njësinë e zjarrfikësve, me forcë kanë hapur derën e banesës së viktimës dhe të njëjtin e kanë gjetur në shtrat pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rr. Enver Olluri, Matiqan 19.07.2023, 18:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Lajme të ngjashme