“O vëlla njeri jam, plagët i kam ende”: Bekim Haxhiu tregon pse e lartësoi figurën e Faton Hajrizit
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka dhënë arsyet pse e ka lavdëruar figurën e Faton Hajrizit.
Ai ka thënë se e ka respektin e kujtdo që vret polic të Serbisë.
Haxhiu ka përmendur edhe plagët që i ka marrë në luftë.
“Plagët i kam të freskëta. Nëse dikush do të duhej me qenë në burg për krime që kanë kryer në Kosovë, do të duhej të ishin Vuçiqi, Daçiqi e Radoiçiqi. Unë e kam thanë një të vërtetë o vlla. Unë jam njeri. Përtej politikan, njeri jam. Plagët i baj ende”, tha Haxhiu në RTV Dukagjini.