Nussbaumer: Kosova dhe Serbia të parandalojnë tensionet - NACIONALE

Nussbaumer: Kosova dhe Serbia të parandalojnë tensionet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Eric Nussbaumer, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të ndërmarrin hapa për parandalimin e tensioneve dhe të vazhdojnë bisedimet.

Në konferencën e tij për media, bashkë me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, Nussbaumer ka thënë se Zvicra mbështet dialogun, dhe e quajti shtetin e tij si një aleat të fortë për Republikën e Kosovës.

“Kosova dhe Zvicra kanë bashkëpunuar edhe në fushën e diplomacisë parlamentare. Unë e kam përshëndetur bashkëpunimin e ekspertizave parlamentare. Zvicra është një mbështetëse e vazhdueshme e Kosovës, Zvicra është krenare me komunitetin e integruar mirë në shoqërinë tonë, të kosovarëve. Zvicra është e shqetësuar për tensionet në rritje në lidhje me pakicat serbe në Kosovë. Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa që të parandalojnë tensionet. Zvicra mbështet dialogun, Kosova ka Zvicrën një aleate të besueshme për zhvillim dhe integrimin evropian”, u shpreh Nussbaumer.

Lajme të ngjashme