Nusja e ardhur nga diaspora shkon në Polici: Me rrahu motra e burrit - NACIONALE

Nusja e ardhur nga diaspora shkon në Polici: Me rrahu motra e burrit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një rast i dhunës në familje është raportuar të shtunën në Suharekë.

Një grua me nënshtetësi zvicerane ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga kunata (motra e burrit).

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në Suharekë.

Policia përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Ndërsa, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme