Nushi thotë se PSD-ja e refuzoi menjëherë ftesën e AAK-së për koalicion: S’kemi dashtë - NACIONALE

Nushi thotë se PSD-ja e refuzoi menjëherë ftesën e AAK-së për koalicion: S’kemi dashtë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Para dy dite, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate lidhën një koalicion për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që më shumë gjasë do të mbahen gjatë këtij viti.

Por një ftesë për t’u bashkuar në koalicion i ka shkuar edhe PSD-së, sipas Nol Nushit, aktivist i këtij subjekti politik.

Në Tëvë 1, ai ka treguar se PSD-ja e ka refuzuar menjëherë këtë ftesë.

“Kemi qenë edhe ne që të bëhemi pjesë. Ka qenë një refuzim i menjëhershëm, ndonëse i kemi falënderuar që na vlerësuan, e donin edhe ne të jemi pjesë e atij grupi. E kemi refuzuar bashkimin me këtë koalicion, sepse e kemi parë që është koalicion strategjik, sesa politik e programor. Ftesa ishte që të bëhemi bashkë, ta bëjmë një koalicion parazgjedhor, si koalicionet klasike parazgjedhore. Ideja ka qenë që të bëhemi një bllok opozitar. Mirëpo ne nuk kemi pa që ky bllok po bëhet mbi tema të caktuara. Por, një tip koalicioni që të dy partitë shohin se si të përfitojnë nga elektorati, ta rrisin prezencën. Nuk kemi dashtë që PSD-ja të bashkohet në një organizim opozitar i cili syniimin kryesor e ka vetëm pjesëmarrjen në Kuvend, çështjen e numrave.” - tha Nushi në Tëvë1.

Lajme të ngjashme