Nushi mbështet grevën e punëtorëve të kompanisë “Pastrimi”: Të shkarkohet menaxhmenti
Aktivisti i PSD-së, Nol Nushi, ka mbështetur grevën e punëtorëve të kompanisë “Pastrimi” në Prishtinë.
Ai ka kritikuar menaxhmentin e kësaj kompanie, që nuk ka reaguar deri me tani.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se menaxhmenti aktual duhet të shkarkohet.
“E drejte dhe e kuptueshme greva e punetoreve te Pastrimit ne Prishtine. Befasia eshte mosreagimi me kohe i menaxhmentit. Nuk eshte e mundur qe ata jane zene ne befasi nga kerkesat e punetoreve. Prandaj ky menaxhment duhet te shkarkohet sepse nuk kane deshmu qe mund te kene lidhje e komunikim te mire me punetoret!”, ka shkruar Nushi.