Nushi ia ‘korrigjon’ Vetëvendosjes grafikonin për blerje të rrymës nga Serbia
Vetëvendosja e cila gjer më sot e ka mbrojtur deri në absolutizëm ambasadorin kontraverz, Martin Berishaj, i cili është i dokumentuar të jetë paguar nga GEN i Beogradit, tashmë ia ka thënë emrin tamam kompanisë: GEN Beograd, por duke konstatuar se qeveritë paraprake kanë blerë rrymë nga Serbia – këtë edhe përmes një grafikoni të përdredhuar.
Këtu reagoi aktivisti i Partisë Socialedemokrate të Kosovës, Nol Nushi, duke ia ‘korrigjuar’ grafikonin Vetëvendosjes, dhe në ven të Sllovenisë, duke e zëvendësuar me Martin Berishaj.
“Ata perpara kane ble e shite rryme direkt me Genin e Serbise. Tash qeveria e blene nga GEN Slovenia rrymen qe vjen prej GEN Serbia. Krejt kjo me ndermjetesim te Martin Berishaj, ambasador qe tregton rryme. Dhe i cili i ka terheqe ne midis te Prishtines 900.000€ cash”, shkroi Nushi.