Nushi i reagon Rrustemit: Nuk po thojnë mo "mos u bon servil" por po thojnë "mos u bo adnan"
Zyrtari i PSD-së, Nol Nushi, ka ironizuar me një shkrim të deputetit të Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi.
Rrustemi i VV-së ka publikuar një fotografi ku shihet duke dëgjuar me shumë vëmendje kryeministrin, Albin Kurti.
“Vigjilent shpeshëherë, ama në raste të tilla si ky, i vëmendshëm përherë”, ka shkruar Rrustemi në këtë fotografi.
E kjo foto për Nushin më shumë tregon servilitet ndaj Kurtit.
Nushi duke ironizuar ka thënë se tashmë ka ndërruar edhe fjala servil.
“Tash nuk po thojne mo "mos u bon servil" por po thojne "mos u bo adnan". Adnanet e pushtetit qe adnanosen.”, ka shkruar Nushi në Tëitter.
Ndryshe anëtarë të VV-së njihen për komentet e shumta ndaj kryeministrit Kurti.
Tash nuk po thojne mo "mos u bon servil" por po thojne "mos u bo adnan".
— Nol Nushi (@nolnushi) January 8, 2023
Adnanet e pushtetit qe adnanosen. pic.twitter.com/hOdkrNqHHu
