Nushi tregon se si në platformën SuperPuna kërkohet arkitekt me rrogë 264 euro
Aktivisti i PSD-së, Nol Nushi ka reaguar në lidhje me mundësinë e punësimit nëpërmjet platformës ‘Superpuna’.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky projekt jep mundësi për keqpërdorim, bazuar në ofertat për punë që shpallen aty.
Nushi ka thënë se një kompani kërkon arkitekt me pagë 264 euro, ndërsa një tjetër kërkon trajner të pingpongut për 300 euro.
“Se sa qesharak dhe me mundësi keqpërdorimi është projekti "Superpuna" e kallxojnë ofertat që gjinden aty. Një kompani po lype arkitekt, për page 264 euro, kurse një ofertë tjetër po kërkon trajner pingpongu për 300 euro!”, ka shkruar Nushi.
