Nushi i PSD-së: Bislimi gënjeu, tha se nuk foli me Lajçakun për dinarin
Sekretari i PSD-së, Nol Nushi, ka thënë se zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka gënjyer kur tha se nuk ka diskutuar për çështjen e dinarit me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Ai në Klan Kosova ka theksuar se Bislimi tashmë “punën e gënjeshtrës po e shfaqin si strategji në dialog”.
“Jemi mësuar që Bislimi gënjen dhe nuk e ka fare problem atë punë. Madje tani kanë filluar që këtë punën e gënjeshtrës ta shfaqin si strategji të dialogut”.
“Sigurisht që dinari është temë e dialogut, për fatkeqësinë tonë, sepse nuk ka pasur nevojë të jetë, nuk kemi asnjë përfitimi nga kjo temë, dhe sigurisht që presioni do të jetë prapë në anën e Kosovës sepse Kosova njëanshëm e ka marr një vendim për të cilin vet tha pastaj që e ka bërë gabim në njëfarë forme sepse është ngutur dhe vet e shtyu për tre muaj pa kurfarë ideje a strategjie.” – ka thënë Nushi.