Numri i vogël i anëtarëve, Krasniqi tallet keq me partinë Guxo: Kudo që shkojnë, krejt partinë e kanë me vete - NACIONALE

Numri i vogël i anëtarëve, Krasniqi tallet keq me partinë Guxo: Kudo që shkojnë, krejt partinë e kanë me vete

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Analisti Milazim Krasniqi është tallur pak me partinë Guxo, e cila udhëhiqet nga Donika Gërvalla dhe Faton Peci.

Me një status në “Facebook”, ai ka ironizuar me numrin e vogël të zyrtarëve të këtij subjekti politik.

Për të treguar përparësitë e partive të vogla, ai ka treguar një “mahi” të profës Fehmi Aganit.

“Kur i shoh këta të “Guxo”, më kujtohet një mahi e profesor Fehmi Aganit. Patën ardhë në zyrë në LDK dy shefa të një partie të vogël. Kur dolën, Prof. Fehmiu tha se u kishte lakmi, pasi që kahdo që shkonin krejt partinë e kishin me vete, ishin kryetari e sekretari”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme