Nuk pritet rritje e çmimit të ujit vitin e ardhshëm - NACIONALE

Nuk pritet rritje e çmimit të ujit vitin e ardhshëm

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në vitin 2025 nuk pritet të ketë rritje të çmimit të ujit, kanë thënë nga kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ është duke punuar me kapacitete maksimale në të tria impiantet e trajtimit të ujit, në Shkabaj, Albanik dhe Badovc. Uji po shpërndahet në mënyrë të barabartë të secili konsumatorë, përmes tubacioneve primarë, sekondare, terciare. Po ashtu përmes rezervarëve që i kemi të vendosur në qytet”, ka thënë

“Ka pasur raste dhe kemi raste që uji nuk po arrin në pika e larta sidomos në ato pika ku janë në një vi me rezervar apo ku janë të ndërtuar mbi kuota të rezervarëve. Nivelet e ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore i kemi mirë, janë diku minus 1 metër e gjysmë nënë nivelin maksimal të kapërderdhjesë. Furnizimi është i mirë por kemi disa ankesa, shpesh herë ankesat për mos furnizimi me ujë të pijshëm janë për shkak të rëndimit të furnizimit me ujë të pijshëm, pikërisht për shkak të kyqjeve ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësi”, ka thënë zëdhënësja e kompanisë, Arjeta Mjeku për "Ekonomia Online".

Lajme të ngjashme