Nuk përjashtohet mundësia e shtrenjtimit të rrymës sërish - NACIONALE

Nuk përjashtohet mundësia e shtrenjtimit të rrymës sërish

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sërish gjatë këtij viti mund të rriten tarifat për energjinë elektrike. E krejt kjo varet nga kriza energjitike dhe importi në muajt e dimrit.

Këtë gjë e thanë Zyra e Rregullorit gjatë një takimi me grupin parlamentar të AAK-së.

“Ato varen prej çmimeve të importit dhe çmimet e importit varen prej bursave ndërkombëtare, prandaj kurdo që plotësohen kërkesat ligjore, aktualisht ende s’janë plotësuar për shqyrtim të jashtëzakonshëm edhe për këtë vit. Ne e kemi përmbyllur një shqyrtim të jashtëzakonshëm në shkurt të këtij viti dhe jemi duke pasur një furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike. Jemi duke përgatitur për furnizim me energjie elektrike edhe për vitin e ardhshëm me potencialet që i kemi me gjeneratorët vendor…Legjislacioni e thotë ashtu, kurdo duhet të reflektohen kostot. Ne në përfundim të vitit të kaluar e kemi hapur shqyrtimin e jashtëzakonshëm dhe kemi përmbushur në shkurt të këtij viti. Aktualisht deri më tani nuk janë plotësuar kërkesat ose kriteret ligjore për një shqyrtim tjetër të jashtëzakonshëm. Prandaj kjo është përgjigja që mundem me dhënë deri në këtë moment. Por përjashtim nuk bëhet kurdo herë, pasi nuk varen prej ZRrE-së dhe prej çmimeve të energjisë dhe gazit”, tha kryesuesi i bordit të ZRrE-së, Ymer Zejnullahu.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri e kundërshtoi këtë gjë.

“Si grup parlamentar e kemi kundërshtuar çfarëdo ngritje të çmimit të energjisë. Qytetari i Kosovës më nuk ka mundësi me përballu një ngritje të energjisë. Ajo çka jemi informuar është se planifikimi me këto tarifa dhe subvencionimin që vjen nga qeveria, që ende nuk është disburusar, rrjedhimisht këto tarifa të rrinë dhe mos të ketë ngritje të çmimit të energjisë”, tha Tahiri.