Nuk ndalen të shtënat nëpër ahengje, Policia konfiskon 49 gëzhoja të shkrepura në Gjakovë
Policia e Kosovës po vazhdon të përballet me gjuajtje të mëdha me armë nëpër ahengje.
Së fundmi është raportuar se në qytetin e Gjakovës ka pasur të shtëna me armë. Pasi policia ka pranuar informatën ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur e konfiskuar 49 gëzhoja, kalibra të ndryshëm të cilat dyshohen se janë shkrepur gjatë festës.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.