"Nuk na përshtatet" - Bayern Munich e përjashton mundësinë për të nënshkruar me Ronaldon
Drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Oliver Kahn ka konfirmuar se nuk do ta transferojnë Cristiano Ronaldon sepse nuk i përshtatet filozofisë së klubit.
Që sa kohë ka raportime që “Bavarezzët” janë duke konsideruar ta transferojnë portugezin si zëvendësues të Robert Lewandowskit, i cili pritet të kalojë te Barcelona.
Mirëpo, Kahn ka hedhur poshtë këtë mundësinë duke nënvizuar se pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk do t’i përshtatej filozofisë së klubit gjerman.
“Sa do shumë që e vlerësoi Cristiano Ronaldon si një ndër lojtarët më të mirë në histori, një transferim nuk do t'i përshtatej filozofisë së klubit tonë”, tha ai për ‘Kicker’.