Nuk merren vesh për shitjen e një veture: Përleshen mes vete 4 burra në Pejë
Katër burra në Pejë janë përfshirë në një përleshje fizike.
Deri te ngjarja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje rreth shitjes së veturës.
Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore.
Njoftimi i Policisë:
Rr. Qerim Muriqi, Pejë 15.10.2023 – 14:40 Janë arrestuar 4 të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët si pasojë e një mosmarrëveshje rreth shitjes së një veture, janë përleshur fizikisht mes veti. Si pasojë e përleshjes fizike të dyshuarit kane pësuar lëndime trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.