"Nuk kam koment, e nganjëherë ky është një koment": Ambasadori francez përgjigjet për deklaratat e Adnan Rrustemit - NACIONALE

"Nuk kam koment, e nganjëherë ky është një koment": Ambasadori francez përgjigjet për deklaratat e Adnan Rrustemit

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot ka thënë se nuk ka koment rreth deklaratave të deputetit të Vetëvendosje Adnan Rrustemi.

Ky i fundit në një shkrim pretendoi se vizitat e disa ambasadorëve shkatërrojnë Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk kam asnjë koment. Faleminderit. Dhe të mos kesh një koment, është një koment”, tha ai, , raporton Ekonomia Online.

Ambasadori nuk dha detaje as për takimin me Osmanin.

“Do ta mbaj atë për ne për momentin”, tha shkurt Guerot pas një ngjarje që pati me komunën e Prishtinës e ku u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtjen e grave që janë viktima të dhunës.

Lajme të ngjashme