Nuk kalon muaji pa ua përmendur paratë, Blerim Sallahu sërish: Ia kemi ndarë 6 milionë euro Thaçit për mbrojtje - NACIONALE

Nuk kalon muaji pa ua përmendur paratë, Blerim Sallahu sërish: Ia kemi ndarë 6 milionë euro Thaçit për mbrojtje

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Nuk shkon muaji, pa i përmendur qeveria paratë që janë ndarë për ish-krerët e UÇK-së.

Kësaj radhe, ka komentuar ministri në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Ai ka thënë se qeveria i ka ndarë 6 milionë euro për mbrojtjen e Thaçit.

Postimi:

Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Drejtësisë, në vazhdimësi ka mbështetur financiarisht mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Gjykatën e Hagës.

Ministria e Drejtësisë, gjatë pesë viteve të fundit, ka shpenzuar rreth 35 milionë euro për pagesën e avokatëve dhe shpenzimeve të tjera, me qëllim që të akuzuarit të lirohen nga aktakuzat inekzistente. Vetëm për mbrojtjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, brenda një periudhe pesëvjeçare, shteti ka paguar rreth 6 milionë euro mbrojtje ligjore.

Ne, si qeveri, jemi duke mbuluar aspektin financiar, ndërsa të akuzuarit po vuajnë mungesën e lirisë si pasojë e mbështetjes, themelimit dhe gjykimit të padrejtë nga një gjykatë që gjykon etnikisht dhe padrejtësisht.

Lajme të ngjashme