"Nuk ka lidhje", Vuçiq mohon përfshirjen e djalit të tij në sulmin në Banjskë, sulmon kryeministrin Kurti
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përmes një reagimi në llogarinë e tij në Instagram ka mohuar përfshirjën e djalit të tij, Danilo Vuçiq, në sulmin nga një formacion paramilitar terrorist në Banjskë të Zveçanit. Ai ka thënë se Jevtic “nuk ka lidhje” me sulmin në Banjskë, veç se – sipas tij - "ai e do Serbinë dhe Kosovën si pjesë të saj, në linjë me Kartën e Kombeve të Bashkuara”.
Edhe pse përveç Sveçles, kryeministri Kurti ende nuk ka komentuar detajet e reja për mundësinë e përfshirjes së Jevtiqit në sulmin e 24 shtatorit, presidenti serb ka sulmuar kreun e ekzekutivit kosovar, duke shkruar: “Karakteristika e parë e një frikacaku është kur dikush sulmon familjen e tjetrit, fëmijët e tij, sepse ata gjithmonë janë shënjestra më e lehtë”.
Një pjesë e postimit të tij, e përkthyer në shqip:
Sonte, Kurti akuzoi familjen time, Danilon, ai vetë nuk e di se si erdhi deri te kjo, se ka marrë pjesë disi në atë që ai thotë se ishte një sulm terrorist në Banjskë. Karakteristika e parë e frikacakëve që vërehet çdo njeri është kur dikush sulmon familjet e të tjerëve, fëmijët, sepse ata gjithmonë duken si objektivat më të lehtë.
Danilo, natyrisht, nuk ka të bëjë me asgjë, përveç se ai e do Serbinë dhe Kosovën e Metohinë si pjesë të saj, në përputhje me Kartën e OKB-së.
Ti e ke fyer vajzën time në mënyrën heroike dhe burrërore që mundesh vetëm ti. Terroristi ne Kosovë je vetëm ti, se ti e vret dhe terrorizon popullin serb, e mos u shqeteso per Danilon, ai eshte nje djale i ri trim, kurrë dhe në asnje menyrë te ngjashme me ty.
