Nuk ka kuorum, shtyhet për nesër mbledhja e Komisionit për Integrim Evropian - NACIONALE

Nuk ka kuorum, shtyhet për nesër mbledhja e Komisionit për Integrim Evropian

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mungesa e deputetëve po vazhdon edhe nëpër komisione parlamentare.

Në mungesë të kuorumit, sot ka dështuar mbajtja e mbledhjes se Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane.

Deputetja e VV-së, Arbëresha Hyseni-Kryeziu, ka treguar se kjo mbledhje është shtyrë që të mbahet nesër.

Për shtyrjen e kësaj seance, ajo ka fajësuar deputetet e opozitës.

“Ishin edhe dy deputetë të opozitës që lëshuan sallën, duke u quajtur opozitë konstruktive. Prandaj në mungesë të deputetëve e kemi të pamundur të vazhdojmë me punimet e këtij takimi. Nesër në ora 9:30 caktohet mbajtja e mbledhjes së komisioni për integrime”, është shprehur ajo.

Gjatë këtij sesioni parlamentar, mungesa e deputetëve ka qenë evidente edhe për mbajtjen e seancave plenare.

Për këtë arsyeje shumë projektligje dhe rezoluta kanë mbetur pa u votuar në Kuvend.

Monitoruesit e punës së Kuvendit për mungesën e shpeshtë të kuorumit kanë bërë përgjegjës shumicën parlamentare, e cila ka numër të mjaftueshëm të deputetëve.