Nuk ka kuorum për miratimin e Projektligjit për Qeverinë dhe Noterinë
Kuvendi i Kosovës në mungesë të kuorumit ka dështuar të votojë në lexim të dytë të Projektligjit për Qeverinë e Kosovës me 11 amendamente të propozuara nga komisioni funksional.
Në seancë po marrin pjesë 73 deputetë, vetëm 54 prej tyre morën pjesë në votim që nuk ishte mjaftueshëm për të kaluar këtë projekligj që u shtye për seancën e radhës.
Po ashtu, njëjtë nuk pati kuorum as për votimin në parim të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Noterinë.
Kuvendi aktualisht është duke shqyrtuar Strategjinë e Sigurisë së Kosovës 2022-2027.
