'Nuk ka' festa të fundvitit pa reklamë të Coca Colas: Njerëzit të frustruar që ende nuk është lansuar e reja - NACIONALE

'Nuk ka' festa të fundvitit pa reklamë të Coca Colas: Njerëzit të frustruar që ende nuk është lansuar e reja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Reklama që sinjalizon se periudha e festave të fundvitit është këtu po mungon në TV-të tona.

Disa prej brendeve më të mëdha tashmë kanë publikuar reklamat e fundvitit 2022.

Por, reklama ikonike festive ende nuk është lansuar dhe fansat mezi po presin ardhjen e saj.

Coca-Cola ende nuk ka publikuar reklamën për këtë vit dhe fansat duan që të shohin sa më shpejt kamionin e famshëm.

Shikuesit kanë shfrytëzuar Twitterin për të liruar frustrimin, por edhe ngazëllimin, që Coca-Cola ende nuk ka lansuar reklamën.

Një shkroi: "Eja Coca-Cola, ku është reklama e Krishtlindjeve? Dua ta shoh kamionin para se të fillojnë Krishtlindjet!!!!"

Derisa një tjetër tha: "Ne po presim të dëgjojmë 'pushimet po vijnë' dhe të shohim kamionin e Coca-Colas, atëherë janë Krishtlindjet".

Por, një shikues, i cili mendon se nuk do të ketë reklamë këtë vit, shkroi: "Sapo e kuptova se nuk ka Krishtlindje për Coca-Colan këtë vit. Atëherë, Krishtlindjet janë anuluar. Do t'u them fëmijëve".

Vitin e kaluar, reklama nuk u shfaq deri në nëntorin e vonshëm, rreth datës 22.

Sidoqoftë, famtirësisht, gjiganti i pijes së gazuar konfirmoi se reklama do të shfaqet nëpër ekranet tona "para përfundimit të këtij muaji", që nënkupton se nuk do të presim edhe shumë gjatë.

Lajme të ngjashme