"Nuk janë në përdorim", Ministria e Ekonomisë do të shesë disa vetura - NACIONALE

"Nuk janë në përdorim", Ministria e Ekonomisë do të shesë disa vetura

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje është propozuar shitja e veturave të cilat ishin në pronësi të Ministrisë së Ekonomisë ku thuhet se do të hapet ankand nga Qeveria.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se këto automjete nuk janë në përdorim dhe se tregon që Minisria e Ekonomisë ka propozuar hapje të ankandit publik për shitje.

“Duke qenë se shumë nga këto automjete nuk janë në përdorim dhe kanë krijuar barrë për mirëmbajtjen e tyre, dhe me qëllim të menaxhimit më efektiv ekonomik dhe të mbrojtjes së pasurisë jofinanciare, Ministria e Ekonomisë ka propozuar që përmes ankandit publik, të njëjtat të vihen në shitje”, tha Kurti.

Ndryshe, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se këto vetura nuk përdoren, por kirjojnë shpenzime të panevojshme.

Lajme të ngjashme