“Nuk jam hajn, e dijmë, e dijmë na”, debat i ashpër ndërmjet Pecit e Tahirit për Mitrovicën - NACIONALE

“Nuk jam hajn, e dijmë, e dijmë na”, debat i ashpër ndërmjet Pecit e Tahirit për Mitrovicën

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Debat i ashpër është zhvilluar në ATV, ndërmjet dy kandidatëve kryesor për komunën e Mitrovicës, Faton Peci në njërën anë dhe Arian Tahiri i PDK-së.

Derisa Tahiri filloi t’ia përmend skandalet në ministrinë e tij, me vëllaun e Fitore Pacolllit e 100 mijë euroshe të tjera që u raportuan sa Peci ishte ministër, ky i fundit duke bërtitur tha, “nuk jam hajn”, derisa Thairi, i thoshte, “e dijmë na, e dijma, e kemi pa”.

Tutje Tahiri ka vazhduar me pyetjet, për Pecin, se “çfarë ke bërë për Mitrovicën”, Peci ia ktheu, “unë kam bë për Kosovën”.

“Unë me Albinin, unë me Albinin…” vazhdoi Peci. Tahiri ia ktheu, “lëre Albinin tash, jemi në garë për komunën”.

Lajme të ngjashme