“Nuk ishte pjesë e palëve të përfshira”, çka thuhet në komunikatën e Policisë për vrasjen e gruas në Prishtinë - NACIONALE

“Nuk ishte pjesë e palëve të përfshira”, çka thuhet në komunikatën e Policisë për vrasjen e gruas në Prishtinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka lëshuar komunikatë për vrasjen e dy personave në Prishtinë. Në rrugën Jeronim De Rada në Prishinë, mbrëmë rreth orës 21:15 ka pasur të shtëna armësh, ndërmjet dy grupeve të cilët kishin pasur konflikt ndërmjet vete.

Gjatë gjuajtjeve me armë, u plagosën katër persona. Dy nga ta mbetën të vdekur. Një grua dhe një burrë.

Sipas kounikatës së Policisë, gruaja e moshës 48 vjeçare, ishte në automobil pranë shtëpisë së saj, e nuk ishte fare pjesë e këtij konflikti.

E plotë:

Vriten dy persona në Prishtinë

Mbrëmë rreth orës 21:15, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Jeronim De Rada në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Në këtë rast katër persona kanë marrë lëndime nga arma e zjarrit (dy nga ta lëndime të rënda), ndërsa një person tjetër ka pësuar lëndime nga gotitja e njërit prej automjeteve të përfshira në rast.

Si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit njëri nga personat e plagosur :

E. H, mashkull, 30 vjeç, ka vdekur mbrëmë, ndërsa sot rreth orës 11:00 nga QKUK jemi njoftuar se edhe viktima e dytë Z.G, femër, 48 vjeç, ka vdekur.

E ndjera është qëlluar nga arma e zjarrit derisa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj ,nuk ishte e pjesë e palëve të përfshira në rast.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të dy peronave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e policisë.

Lajme të ngjashme