Nuk i takuan Lajçak e Escobar, Ragmi Mustafa thotë se shqiptarët e Preshevës u lanë anash - NACIONALE

Nuk i takuan Lajçak e Escobar, Ragmi Mustafa thotë se shqiptarët e Preshevës u lanë anash

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Këshillit të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë se kanë mbetur anash në takimet që emisarët perëndimorë, zhvilluan gjatë vizitës në Kosovë.

Mustafa për RTV Dukagjini, tha se shqiptarët e Preshevës, kanë mbështetur ata në Kosovë për çështjen e reciprocitetit me Serbinë.

Ndërkaq, ai foli edhe për mungesën e takimit me emisarët Lajçak e Escobar, gjë për të cilën, konsideroi se janë lënë anash.

Sidoqoftë, ai shtoi se më e rëndësishme do të ishte që të ishin pjesë e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në kuadër të këtij procesi, shqiptaret e Luginës vazhdimisht kanë kërkuar që unë të jem pjesë e këtij procesi, por të shohim zgjedhjen përfundimtare”, ka përfunduar kryetari i Këshillit të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi.

Lajme të ngjashme