“Nuk ia jap Kurtit pensionin tim”: Nis protesta në Mitrovicë të Veriut kundër ndalimit të dinarit - NACIONALE

“Nuk ia jap Kurtit pensionin tim”: Nis protesta në Mitrovicë të Veriut kundër ndalimit të dinarit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka nisur protesta në Mitrovicë të Veriut e thirrur nga Shoqata e Pensionistëve Serbë kundër hyrjes në fuqi të Rregullores së amandamentuar të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ndalon valutën serbe (dinarin) si mjet ligjor pagese në Kosovë.

Duam t’i tërhqim vëmendjen mbarë botës dhe bashkësinë ndërkombëtare për këtë pozitë çshtetësimi, veçanërisht për shkak të ndalimit të dinarin nga Prishtina dhe Albin Kurti”, kanë thënë nga kjo shoqatë penzionerësh.

Pensionin e kam marrë gjithë jetën, nuk ia jap Kurtit”, “Ky është një okupim”, “UN 1244 USA HELP”, “Evropë hap sytë”, “Pa përfitime sociale ne s'do të kemi të hamë”, por edhe “Drejtësia për Sladjanin” dhe “I pafajshëm” – kanë disa prej parullave të protestuesve, siç raportoi media me seli në veri “KoSSeV”.

Lajme të ngjashme