“Nuk është ndërhyrje”: Thaçi i VV-së i komenton fotot e Nacionales për konkursin në KEK
Ditë më parë, gazeta Nacionale publikoi disa fotografi të mesazheve të Halil Thaçit, deputet i VV-së, ku shihej një bisedë e tij me një qytetar për një konkurs në KEK.
Madje, në ato mesazhe shihej edhe ankesa që Thaçi i kishte bërë ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Në RTK, Thaçi deklaroi se interesimi i tij nuk është ndërhyrje në konkurs.
“Sigurisht qytetari më është drejtur, më ka tregu që “kam qenë në konkurs”. Për mua nuk është ndonjë skandal që qytetari më tregon. Absolut jo, nuk është ndërhyrje. Unë mendoj që nuk është ndërhyrje. Pse nuk është ndërhyrje? Unë gjithmonë, vazhdimisht i inkurajoj qytetarët e Komunës së Obiliqit të aplikojnë në KEK” – deklaroi ai, duke treguar se qytetari që i shkruar ishte veteran i UÇK-së.